Nuk pritej, Elvana Gjata sjell bashkëpunimin me artistin me famë botërore?

Elvana Gjata ka publikuar disa foto të reja të sajat në Instagram, që nga shumë fansa është nënkuptuar si një rikthim i këngëtares në muzikë.

Në këto foto, Elvana shihet e veshur me të bardha teksa qëndron në majë të një shkëmbi. Por një tjetër personazh mjaft i njohur ka pozuar në të njëjtin vend.

Bëhet fjalë për Dj me famë botërore, Mahmut Orhan. Elvana ka pëlqyer fotot e artistit dhe janë ngritur dyshimet se dyshja mund të vijnë me një bashkëpunim muzikor.