Nuk po e duron dot më izolimin, Besa Kokëdhima bën deklaratën e fortë

Prej më shumë se dy muajsh, Shqipëria është futur në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të shumtë janë njerëzit që nuk po durojnë dot më të qëndrojnë në shtëpi. Njëra prej tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima.
Ajo prej kohësh është izoluar në shtëpi si masë parandaluese. Mirëpo, së fundmi, Besa ka treguar se nuk po duron dot më.
“Stop mbylljes. Mjaft më”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instastory, duke treguar se është mërzitur me izolimin.