Nuk përmbahen, DiCaprio dhe Vittoria Ceretti shfaqen në momente intime në publik

Leonardo DiCaprio u fotografua në një përqafim intim me të dashurën e tij të re Vittoria Ceretti në një festë të Halloweenit në Los Angeles të shtunën.

Aktori 48 vjeçar, dhe modelja 25 vjeçare, u panë në një festë në të cilën ata shkuan së bashku, teksa në një moment Ceretti futi duart e saj në pjesën e pasme të pantallonave.

Dëshmitarët e këtij momenti eksplicit i thanë TMZ se ylli i “Killers of the Flower Moon” duket se po bënte të njëjtën gjë me të dashurën e tij të re, modelen e cila ka mbi 1.6 milion ndjekës në Instagram.

Një burim i afërt me DiCaprio tha për Page Six se “ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin në një nivel më të thellë,” na tha burimi i brendshëm.