“Nuk mund të jem ‘heroinë’ e elegancës”, Bebe Rexha zbulon sindromën nga e e cila vuan!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha kritikohet shpesh për peshën e saj.

Ajo madje ka dalë publikisht me një video në vitin 2019, duke treguar se si të gjitha shtëpitë e mëdha të modës refuzuan t’i dizajnojnë fustanin e saj për në “Grammy Awards”.

Me gjithë përpjekjet për të humbur peshë, përmes regjimit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër, rezultatet kanë qenë të papërfillshme.

Megjithatë duket se ka një arsye për këtë, pasi ajo ka zbuluar së fundmi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

Marrja e ilaçeve për trajtimin e kësaj sindrome e vështirëson humbjen e peshës dhe këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në Twitter.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe Rexha në “Twitter”.

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS), është një çrregullim hormonal që shkakton vezore të zgjeruara me kiste të vogla në skajet e jashtme. Shkaku i sindromës së vezores policistike nuk është kuptuar mirë, por mund të përfshijë një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Simptomat janë rritja e qimeve në trup, çrregullim mentrual, probleme me mbipeshën dhe akne.