“Nuk kisha lekë të shkoja në shtëpi në Kosovë”, Fifi i emocionon të gjithë me rrëfimin e saj dhe surprizohet nga i ati

Emocione të forta ka patur sot për Fifin në spektaklin e “Big Brother VIP”! Ajo rrëfeu se pika e saj më e dobët është babi i saj, që nuk kishte qenë dakord për hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo tregoi se ai nuk kishte qenë dakord as që ajo t’i futej muzikës, por tregoi se pas sukseseve të saj të para, ai u shndërrua në mbështetësin e saj më të madh, bashkë me të ëmën. Fifi tregoi edhe një episod prekës nga jeta e saj, nga periudha kur ajo u zhvendosur nga Kosova në Shqipëri, kur ishte vetëm 20 vjeç.

“Kam ndenjur 4 muaj pa i parë, nuk kisha lekë të shkoja në shtëpi, ata s’kishin lekë të vinin në Shqipni”, rrëfeu këngëtarja mes lotësh.

Pas rrëfimit, Vëllai i Madh e surprizoi, dhe ajo mundi të takonte babain, që e këshilloi të ishte vetvetja, duke e kritikuar disi për sjelljen në shtëpi.

/News31