‘Nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral’: Elhaida flet pas akuzave në rrjet!

Pasi u bë publik lajmi i romancës mes Elhaida Danit dhe balerinit Ledian Agalliu, reagimet në rrjet ishin të shumta. Krahas urimeve për dyshen, kishte edhe shumë kritika, nisur nga histori të mëparshme dashurie të balerinit.

Në një postim në Instagram, Elhaida ka vendosur t’u përgjigjet kritikave.

Ndër të tjera, ajo thotë se “nuk ka thyer asnjë kod, qoftë edhe moral”.

“E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur (publiku) historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur, sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet shpesh mund të duken komplekse. Prandaj, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar besimin dhe mbështetjen tuaj për të ecur përpara.”

Elhaida gjithashtu tregon se “nuk është ajo personi që duhet të sqarojë mirë për publikun”, duke lënë të nënkuptohet se kjo i takon Ledianit dhe (ndoshta) dhe ai do ta bëjë këtë në një moment të dytë.

Deklaratën e plotë mund ta lexoni këtu: 

Anabelmagazine