“Nuk kam fjalë të përshkruaj atë çka ndjej”, Fjodora Fjora zgjedh fjalët për të birin

Dy ditët e fundit janë shumë speciale për moderatoren të ‘Chic’, Fjodora Fjora. Dy ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e saj, ndërsa dje festoi 5-vjetorin e të birit, Alteo. Si rrallë herë, dedikimin zgjodhi ta ndajë me të gjithë ata që e ndjekin në ‘Instagram’, poshtw një fotoje ku djali tregon moshën me duar, shkruan Who. “Sot ai mbush 5 vjeç. Nuk kam fjalë të përshkruaj atë çka ndjej, djali im, jeta ime, fryma ime”,ka shkruar Fjodora.Moderatorja shumë e dashur për publikun e ka birësuar Alteon kur ai ishte vetëm 1 vjeç.