Nuk ka më dyshime, Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit

Fifi është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të parë. Ishte vetë këngëtarja ajo e cila dha lajmin e bukur, mirëpo deri më tani u kujdes më së miri që askush mos e kuptonte gjininë e bebit.

Së fundmi, ka qenë përsëri vetë Fifi ajo e cila përmes një postimi në “Instagram”, ka zbuluar gjininë e bebit.

Përmes dy fotove mjaft të bukura me partnerin e saj, Adisin, këngëtarja shkruan se do të sjellë në jetë një djalë, duke e bërë bashkëshortin e saj baba të dy djemve.

“Mami Fifi po e ben Babi @adispatushi me çun prap“, shkruan Fifi.