Nuk jam zhdukur, jam në luftë me Covid! Këngëtarja e famshme rrëfen përvojën e frikshme

Kelly Price ka patur betejën e jetës me virusin që shkakton sëmundjen e Covid. Këngëtarja e njohur, nominuar për Grammy tha se ajo thuajse e humbi betejën e saj me virusin.

“Në një moment, ata më humbën. U zgjova disa ditë më vonë dhe gjëja e parë që mbaj mend është ekipi i mjekëve që po qëndronin rreth meje dhe më pyesin nëse e dija se cili vit ishte”, tregoi ajo në një intervistë për TMZ.

Price tha se ajo kishte rezultuar pozitive me Covid-19 më 29 korrik, ndërsa ka treguar se është ende duke u rikuperuar.

“Unë jam duke ndjekur urdhrat e doktorit tim. Jam në karantinë dhe ndjehem vërtet e lodhur,” shkroi ajo në Instagram. “Dhimbje koke, por nuk jam në spital. Jam mirënjohëse të gjithëve dhe pres që të shërohem sa më shpejtë”.

Këngëtarja figuronte e zhdukur sipas The Atlanta Journal-Constitution, pais nuk kishte kontaktuar asnjë nga familjarët e saj. Motra e Price, Shanrae Price, doli në publik me një lutje që ajo të kontaktonte anëtarët e familjes në fjalë në mënyrë që ata ta shihnin fizikisht.

Avokati i këngëtares, Monica Ewing, u tha mediave se Price nuk ishte zhdukur, por thjesht po shërohej.

Kelly tha se doli nga spitali me një bombël oksigjeni me vete për shkak të mungesës së shtretërve, ndërsa për katër javët e ardhshme ajo kishte pasur mjekë dhe infermierë që kryenin vizitat në shtëpi./revistawho.com