Nuk duroi më, komentet e Andit me Diona Fonën “nxehin” Jasminën

Pak ditë më parë Diona Fona publikoi këngën e saj me videoklip “Sheqer”, pjesë e së cilit ishte edhe Andi Artani. Që kur dolën pamjet e para të projektit, “vërshuan” komentet se për afrimitetin e dyshes në këtë bashkëpunim do të bëhej xheloze Jasmin Kadriu.

Dhe pak a shumë, kështu ndodhi! Konkurrentja e “Për’puthen” nuk duroi më.

Ajo ka bërë një reagim të ashpër në komentin e Andit në një foto ku shfaqej krahë këngëtares 22 vjeçare, ku ai shkruante: “Tik tik tik si dinamit”.

Jasmina më pas ka komentuar: “Le nam”.

Andi dhe Jasmina janë një nga çiftet më të komentuara në “Për’puthen” pasi dramat dhe telenovelat i ndjekin gjithmonë, pavarësisht se janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në program.