“Nuk doja që fëmijët e mi të talleshin”, babai bën transplantin e plotë të fytyrës

Një burrë që u bë personi i tretë në botë që iu nënshtrua një transplanti të fytyrës. Një operacion i ndërlikuar dhe i radhë që ndikoi shumë te jeta e tij.

Ai ka deklaruar se procedura ishte “vendimi më i mirë” i jetës së tij, pasi e pa të nevojshme për shkak të historisë së jetës së tij me shumë peripeci.

Mitch Hunter, 42 vjeç, tani ndan me krenari postimet e fytyrës dhe transformimit të tij në rrjetet sociale, pasi iu nënshtrua transplantit të fytyrës si pasojë e lëndimeve që pësoi në një aksi.dent automobilistik kur ishte 21 vjeç.

Mitch u mundua të nxjerri një pasagjere kur makina në të cilën ndodheshin u përplas me një shtyllë elektrike 10,000 volt dhe që prej atij momenti pati pasoja në trupin e tij.
“Nuk doja që fëmijët e mi të talleshin”, babai bën transplantin e plotë të fytyrës

Ajo pësoi dje.gie të lehta në këmbë, ndërsa Mitch pësoi djegie në fytyrë, duar dhe këmbë duke mbetur me shenja të parikuperueshme gjatë viteve që kaluan.

Një dekadë pas, ai u bë personi i dytë në SHBA dhe i treti në botë që iu nënshtrua një transplanti të plotë të fytyrës, duke thënë se vendimi erdhi në një përpjekje për të parandaluar që fëmijët e tij të “ngacmoheshin apo të dëboheshin nga shkolla”.