Nora Istrefi do të zgjerojë familjen, gati për fëmijën e dytë

Nora Istrefi njihet si një prej këngëtareve më të mira dhe atraktive dhe këtë stad e ka arritur me shumë punë e përkushtim. Bashkëshortja e Robert Berishës së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me motrën e saj, Era Istrefin. Ky, do të jetë bashkëpunimi i parë muzikor mes motrave, që pritet të bëjë boom edhe në tregun e huaj, shkruan “Kosovarja”. Nora po ashtu është edhe nënë e përkushtuar. Ajo ka treguar se do të donte të kishte edhe një fëmijë të dytë, më saktë edhe një motër për të bijën e saj Renee.