Nora Istrefi dhe Robert Berisha do të jenë edhe një herë tjetër bashkë

Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha u përfol disa herë për një lidhje të re. Por, vetë Roberti nuk e pranoi asnjëherë diçka të tillë.

Tashmë, këngëtari vjen me një emision të vetin në Klan Kosova, “Robi plaket kur don vetë”. Lidhur me formatin, Roberti ka folur në emisionin radiofonik “Live From Tirana”. Ai është shprehur se Norën do ta shohim shumë shpejtë në rolin e të ftuarës. “Patjetër që do jetë në emisionin tim. Ajo nuk i ka qejf shumë intervistat dhe këto…dhe përton dhe me fol. Ka prit të shoh një herë emisionin nga ekrani dhe shpresoj të vijë shumë shpejt”, është shprehur Roberti.

Ai gjithashtu ka shtuar se është beqar. “Gocat presin”, ka thënë Roberti, duke theksuar se më shumë se kurrë do i dedikohet projekteve të tij. /News31