Noizy e thotë troç: Dua të shkoj në Eurovision! Nuk do ta le Shqipërinë në baltë, kam shumë miq europianë

Si rrallë herë reperi Nojzy është “zbërthyer”dhe ka treguar planet e tij, si në jetën private, njëjtë dhe për atë profesionale.

Ai e ka thënë “troç”se dëshiron që të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian, “Eurovision”.
albsig

Noizy tha se do e mendonte si mundësi duke premtuar që do bënte maksimumin dhe do kishte shumë impakt nëse diçka e tillë do të ndodhte.

“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa europianë dhe nuk do e lija Shqiperinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohi me interesim të më fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Më intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe,” tha Noizy.