Noizy dhe Jori bashkë në mes të detit! Fotot që po bëjnë lëmsh rrjetin

Noizy dhe Jori kanë bërë lëmsh rrjetin. Dyshja janë sot në praninë e njëri-tjetrit në mes të detit.

Ka qenë modelja ajo që fillimisht ka postuar një foto në Instastory duke treguar jahtin dhe detin. Më pas Noizy ka postuar një foto të saj.

Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje. Çfarë i bëri ata bashkë? Nëse do flisnim për një romancë shanset janë sepse të dy kanë thënë se janë beqarë. Por mesa dimë ne ata nuk njiheshin më parë dhe nëse janë në fillimet e lidhjes, dyshojmë ta bënin publike.

Ndaj vimë te hipoteza e dytë, që mund të jenë duke xhiruar një klip. Reperi ka premtuar disa projekte dhe ndoshta është duke xhiruar ndonjërin prej tyre pjesë të të cilit ka bërë edhe Jorin.

Ku i dihet.