Noizy bën pjesë të OTR-së një tjetër modele seksi

Prej kohësh Oriola Marashi është një nga modelet që është bërë pjesë e grupit OTR. Ajo është parë gjatë gjithë kohës me grupin e Noizyt dhe së fundmi u bë pjesë e klipit “Toto”. Por duket se Noizy ka vendosur të marrë në OTR një tjetër vajzë mjaft seksi, Niki Delijorgji. Ajo ka publikuar disa foto në ‘Instastory’ ku shihet në studion e Noizy-t duke regjistruar, gjë që tregon që shumë shpejt mund të sjellë këngën e saj të re, shkruan Express. Mesah duket Noizy ka plan ta kthejë grupin OTR, folenë e femrave më bombë në vend.