Një vit martesë me Turjan Hyskën, Orinda diskuton çështjen e fëmijës

Kanë një vit të martuar dhe janë shumë të fokusuar në karrierën e tyre. Të dy kanë nisur punën në një televizion të ri duke lënë prapa projektet që kishin në televizionet tjera dhe ajo që u mungon është rritja e familjes. Këngëtarja Orinda Huta dhe moderatori Turjan Hyska, vitin e kaluar organizuan një dasmë përrallore por çifti vazhdojnë ta kenë ende vetëm njëri tjetrin në botë. Personazh i rubrikës “50-të pyetje me”, Oringa Huta ka rrëfyer se kur do të bëhet nënë, sipas Prive. “Kur ta ketë shkruar i madhi zot”, ka thënë Orinda, duke na bërë të kuptojmë se një gjë të tillë nuk po e planifikon ende.