Një test pozitiv i “ndau” Einxhelin dhe Dj Dagz në ditëlindjen e tij!

Një ditë më parë Einxhel e uroi DJ Dagz për ditëlindje me fjalët më të bukura. Çifti u njoh në BBV dhe më pas edhe jashtë shtëpisë vijuan lidhjen.

Megjithatë, ata nuk e festuan ditëlindjen bashkë dhe shkak u bë një test pozitiv. Është pikërisht testi pozitiv i Covid-19. Duke qenë e infektuar, Einxhelit i duhet të qëndrojë e izoluar dhe kështu nuk ka mundur të jetë pranë të dashurit të zemrës. Është aluduar se janë në pritje të një fëmije dhe duket se Einxheli kështu i hedh poshtë ato.