Një pilulë për burra ka rezultuar 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë

Një pilulë e re për burra ka rezultuar 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë, pas testeve të kryera tek minjtë. Ky ilaç i ri mund të vendosë ekuilibra përsa i përket kontraceptivëve, ku ka shumë më pak opsione të disponueshme për burrat.

Gjatë takimit të tyre të radhës, në American Chemical Society, shkencëtarët njoftuan për krijimin e një pilule të re kontraceptive për burrat, jo-hormonale që parandalon në mënyrë efektive shtatzëninë pa efekte anësore të dukshme.

Ndërkohë që gratë mund të marrin masa në forma të ndryshme për të parandaluar një shtatzëni, për burrat opsioni i vetëm deri më tani ka qenë kondomi.

Për dekada me radhë, shkencëtarët janë përpjekur të zhvillojnë një kontraceptiv oral për burra, por diçka e tillë nuk ekziston ende nëpër farmaci.

“Ne donim të krijonim dhe zhvillonim një kontraceptiv jo-hormonal për burra, për të shmangur gjithë efektet anësore.”– u shpreh Dr Noman, i diplomuar në Universitetin e Minnesota-s.

Ekipi shpreson që testet klinike tek njeriu të nisin në gjysmën e dytë të këtij viti, pasi është e vështirë të parashikohet nëse një përbërës që duket i mirë në testet e kryera tek kafshët do të rezultojë kështu edhe tek njeriut, prandaj aktualisht ekspertët po provojnë edhe përbërës të tjerë.

Burimi: Sky News

Anabelmagazine