Një mami “single” në “Për’Puthen”, Arjan Konomi: “Mendoj se ke ardhur kot këtu”

Mbrëmjen e djeshme u bë pjesë një konkurente e re në “Për’Puthen” e cila quhet Çiljeta dhe është nënë e një vajze.

Prezenca e saj nxiti një debat mes saj dhe opinionistit Arjan Konomi i cili mendon se ajo është pjesë e programit për famë dhe jo për të gjetur dashurinë.

Ai shtoi se djemtë nuk i përshtaten profilit të saj dhe janë më të vegjël se ajo në moshë.

Konkurentja e re shtoi se do ti njohë gjatë programit dhe nuk ka asgje të keqe që një nënë e divorcuar të kërkojë dashurinë në një program televiziv. /News31/