Një javë pasi konfirmoi lidhjen, Eleni Foureira fotografohet për herë të parë në publik me futbollistin spanjoll

Rreth një javë më parë, Eleni Foureira konfirmoi lidhjen me futbollistin spanjoll, Alberto Botian.

Këngëtarja shqiptare publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuar para pasqyrës, ku shfaqej në krahët e sportistit dhe të dy dukeshin shumë të lumtur.

Së fundmi, Eleni është fotografuar gjatë një shëtitjeje në Glyfada me partnerin. Ylli i muzikës pop shfaqej me një look totalisht të thjeshtë, ku pantallonat e zeza dhe bluzën që i nxirrte në pah barkun, i kishte kombinuar me një çantë në të njëjtën ngjyrë.

Partneri i saj ndoqi stilin ‘casual’, me pantallona të shkurtra sportive, bluzë të zezë dhe atlete të bardha.

Çifti, që rrallë bën paraqitje publike së bashku, ecën në rrugët e Athinës, disa ditë pas thashethemeve se janë fejuar dhe se po përgatiten për t’i dhënë fund beqarisë.

Ata filluan të dilnin bashkë në vitin 2017 dhe marrëdhënia e tyre ka ardhur duke u përforcuar gjithnjë e më shumë.