Një festë në natyrë me më të dashurit e saj, Orgesa Zaimi e pret kështu 5-vjetorin e djalit

Pavarësisht situatës delikate në të cilën ndodhet vendi, këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi është përpjekur të krijojë festën ideale për 5-vjetorin e djalit të saj, Kroni.

Artistja ka ndarë në llogarinë e saj disa foto nga festa e organizuar mes njerëzve të familjes, ku ka dalluar dhe ambienti i zbukuruar deri në detaje për më të voglin.

“Faleminderit zot për njerëzit që na rrethojnë”, ka shkruar Zaimi krah postimit të fundit ku bien në sy ngjyrat e shumta në natyrë.

Me siguri dhe Kroni do ta mbajë mend për shumë gjatë këtë ditëlindje të personalizuar mes më të dashurve të tij.

revistawho.com