Një bjond i vockël/ Publikohen fotot e para të djalit të Kivanç Tatlitug

Më 15 prill aktori shumë i njohur turk që ka luajtur dhjetëra role në serialet e transmetuara në Shqipëri, Kivanç Tatlitug u bë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Basak Dizer solli në jetë një djalë, të cilit çifti i vendosi emrin Kurt Efe. Vetë çifti ka qenë shumë hermetik tek jeta private duke mos postuar asnjë foto pas lindjes së djalit, por paparacët nuk i lënë të qetë. Ata kanë fotografuar aktorin dhe stilisten në pushimet e tyre verore dhe sigurisht një vëmendje të madhe mori vogëlushi.

Sipas miqve të afërt të çiftit bebushi është bjond si Kivançi, por i ngjan mamasë së tij, Basakut. Më poshtë ju sjellim disa foto të publikuara nga gazeta turke Tavkim, ku shihet Kivanç dhe Basak së bashku me djalin.