Një bebe?! Mozzik bën postimet e dyshimta

Sa ishin çift Mozzik dhe Loredana kanë pasur një nga ekipet më të mira të marketingut.

Ose janë vetë shumë të zotët. Ata ia dilnin gjithnjë të bëheshin kryefjalë e mediave duke përdorur taktika të ndryshme.

Me siguri e mbani mend kur në 2021 na bënë të gjithëve të besonim se ishin bërë prindër sërish, duke publikuar foto me një bebush. Por, më pas rezultoi se thjesht kishin xhiruar një videoklip dhe fotot ishin pjesë e tij.

Po e risjellim këtë histori për shkak të disa postimeve të Mozzik që na tërhoqën vëmendjen.

Ai ka publikuar në Instagram disa foto që kanë një emërues të përbashkët: një bebe. Kështu ai ka publikuar foton e pamperave, atleteve, biberoni, rrobave, karrocë dhe një bebe që ia ka mbuluar fytyrën.

Kaq na ka bërë të mendojmë se çfarë po sjell. Në jetën personale, mesa ka deklaruar dhe mesa dimë është single dhe kështu mundësia për tu bërë baba nuk na duket e madhë, por jo e pamundur.

Ndoshta po luan sërish?