Ngjarje e rëndë, në kampin ku stërvitet Luiza Gega gjendet trupi i dekompozuar i një atleteje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kenia, ku një atlete 28-vjeçare është gjetur e pajetë. 28-vjeçarja quhet Damaris Muthe Mutua. Mendohet se 28-vjeçarja ka qenë viktimë e një krimi makabër, në një nga qendrat stërvitore më të famshme në botë, ku shkon rregullisht edhe kampionia shqiptare Luiza Gega, në Iten të Kenias.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kenia, ku një atlete 28-vjeçare është gjetur e pajetë. 28-vjeçarja quhet Damaris Muthee Mutua. Mendohet se 28-vjeçarja ka qenë viktimë e një krimi makabër, në një nga qendrat stërvitore më të famshme në botë, ku shkon rregullisht edhe kampionia shqiptare Luiza Gega, në Iten të Kenias.

Policia ka zbuluar trupin e saj në banesën që ndante me të dashurin etopian, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen. Ai i kishte telefonuar një të njohuri për të raportuar vdekjen e saj, por më pas ishte zhdukur nga banesa. Kur policia kishte mbërritur në vendngjarje, kishte zbuluar se trupi iu pajetë kishte disa ditë aty dhe ishte dekompozuar.

Qendra e Inten është ndër më të njohurat në botë, ku shkojnë atletë nga të gjitha vendet për t’u përgatitur për sezonin e aktiviteteve. Luiza Gega e frekuenton prej kohësh “Shtëpinë e Kampioneve”, siç quhet baza e njohur ku përgatiten sidomos atletët e garave të largësive.

SI.E./Shqiptarja.com