Ngjarja në Kombinat/ Pastori Akil Pano: Në Shqipëri ka grupe satanike

Pastori Akip Pano foli për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku nëne bijë u vetëflijuan duke besuar tek ringjallja, tha se në Shqipëri ka grupe satanike që qarkullojnë.

Në emisionin “Open”, ai u shpreh se grupe të tilla mund të kenë ndikuar edhe familjen Josifi, ndërsa shtoi se ato mund të jenë shndërruar edhe në një eksperiment njerëzor, për të parë se deri ku do të mbërrin.

“Ka shumë mundësi që sekte të maskuara dhe me një veprimtari krejt oskurantiste janë duke vepruar, sepse dëgjoj fjalën “motrën e pushtuan demonët”, dëgjoj që njerëz të mistershëm dilnin e hynin nga apartamenti. Patjetër që ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri, që mund të jenë shndërruar edhe një eksperiment njerëzor se deri ku do të mbërrin. Imagjinoni një familje të tillë të izoluar për 2 vite. Kur manipulohet me shpirtin njerëzor kemi më pas raste të tilla”, – u shpreh ai.