Nga mikrofoni në fushën e blertë, MC Kresha nis aventurën në futboll

Këngëtari i njohur nga Kosova, MC Kresha i ka hyrë seriozisht botës së futbollit.

Ai ka nisur kursin si trajner në Shqipëri dhe ka përfunduar me sukses Lincencën e UEFA C për trajner. MC Kresha ka ndjekur kursin e FSHF-së që zhvillohej në Shkodër dhe tashmë ka të drejtën të aplikojë për UEFA B.

Këngëtari i cili është shumë i dashur për publikun, e ka shprehur disa herë që është një fans i futbollit dhe i klubit anglez të Liverpool.

Do të jetë diçka interesante kur këngëtari 38-vjeçar të drejtojë një ekip futbolli./h.ll/abcnews.al