Nga Katari në Arabinë Saudite, Ronaldo shumë pranë marrëveshjes me shifra marramendëse!

Pas shkëputjes së kontratës me Manchester United, Cristiando Ronaldo ka mbetur pa ekip. Por mesa duket jo për shumë kohë. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ylli i futbollit, është një hap larg firmës me skuadrën arabe të “Al-Nassr”. Marrëveshja do të jetë më shumë se 2-vjeçare dhe Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në sezon, përfshirë rrogën fikse dhe kontratat publicitare. Aktualisht ai është i angazhuar në ndeshjet e Botërorit me përfaqësuesen e vendit të tij, Portugalinë.