Nga burgu, Stresi bën postimin prekës në “Instagram”: 99 herë me… (FOTO)

Reperi i njohur, Stresi, që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burg, pasi u arrestua për pjesëmarrje në grup kriminal.

Duket se në këtë periudhë të vështirë të jetës së tij, larg familjes dhe njerëzve të dashur, Stresi nuk harron që të thurë vargje të ndjera.

Një ditë më parë, Stresi nga burgu ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me disa vargje prekëse.

Stresi-2

“99her mem rrezu

mjafton 1 her me u çu

shum e leht me harru

ju shoh krejtve prej ktu… snichizzzz”, shkruan reperi.

Ndërkohë kujtojmë se Stresi në çdo moment ka patur mbështejten e familjes dhe të bashkëshortes së tij, Keisi.

Kjo e fundit nuk ka ngurruar që në çdo moment ta shprehë publikisht dashurinë që ka ndaj Stresit, si dhe mbështetjen që i jep.