Nga babai i Dua Lipës, te Igli Tare dhe reperët e njohur, tifozët VIP sot në ndeshjen e Florian Markut në “Air Albania”

Përballja e shumëpritur e boksierit shqiptar Florian Marku sot në stadiumin Air Albania ka bërë bashkë shumë figura të njohura.

Në mesin e shumë tifozëve që kanë mbushur shkallët e stadiumit kombëtar janë parë figura të politikës, ambasadorë dhe artistë të njohur.

Marku përballet me meksikanin Miguel Parra Ramirez, ndeshje e vlefshme për titullin WBC Silver.