Neymar, i infektuar me Covid-19

Futbollisti, Neymar, ka rezultuar së fundmi i infektuar me Covid-19.

Përmes një postimi në Twitter, klubi i futbollit të tij ka bërë të ditur se 3 prej lojtarëve të Paris Saint-Germain janë testuar pozitivë, pa publikuar emrat e tyre.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se njëri prej tyre është Neymar, ndërsa dy të tjerët janë Angel Di Maria dhe Leo Paredes.

Pas ndeshjes së UEFA-s, treshja është parë në një jaht në Ibiza duke festuar dhe dyshohet se aty e kanë marrë Covid-in.

Klubi i futbollit në deklaratë ka bërë të ditur se po kryhen teste edhe për anëtarët e tjerë të skuadrës, të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.