NETFLIX me dokumentar për Aleksandrin e Madh, thotë se shkoi në ILIRI për të eksploruar me ndjenjat homoseksuale (VIDEO)

Netflix ka nxjerrë një seri të re dokumentari për Aleksandrin e Madh, dhe reagimet e publikut nuk kanë qenë edhe aq pozitive.

Të kritikuar për frymën “woke”, Netflix e ka nxjerrë Aleksandrin e Madh si homoseksual, madje dhe se u dashurua në Iliri.

Në një nga seritë, Aleksandri i Madh shfaqet duke luftuar si burrat me shpata, me një djalë tjetër të ri, ndërsa shumë shpejt dyluftimi i tyre kthehet në puthje homoseksuale.

“Një vit më parë, ai ishte arratisur vullnetarisht në një vend të quajtur Iliri. Ai është një princ 20 vjeçar, që është arratisur nga mbretëria e babait të tij. Dhe ajo që mendoj se ai është duke bërë në këtë vend, është të gjejë se cili është rroli i tij në botë”, thotë narratori i dokumentarit.

Ky dokumentar “Alexander, the making of a God”, nuk është pritur fare mirë nga publiku, që e akuzon se po shmang faktet historike, siç Netflix bëri me Kleopatrën, të cilën e personifikoi si një grua me ngjyrë të zezë, që në fakt është një e pavërtetë historike.

voxnews.al