Neritan Liçaj thyen rregullat e del rrugëve: Nuk e lej vetëm Teatrin unë, se është i shenjtë!

Aktori Neritan Liçaj duket se nuk e ka zbatuar urdhrin e dhënë nga qeveria për ndalimin e qarkullimit të këmbësorëve ditën e sotme, pasi vetë ai ka shpërndarë një foto live nga Teatri Kombëtar.

“Live T.K.Nuk e le dot këtë vend të shenjtë! Është vërtet i shenjtë!”, shkruan aktori krah fotos së postuar.

Liçaj ka dalë edhe më parë kundër rregullave të vendosur nga Kryeministri Rama, ndërsa është edhe një nga aktivistët kryesorë që dolën kundër prishjes së teatrit, duke qëndruar në ruajtje të tij çdo ditë.

Neritan Liçaj gjithashtu ishte edhe një nga protagonistët e tubimit të 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta.