Në super formë, “Bihter” fotografohet me bashkëshortin gjatë pushimeve

Aktorja turke Beren Saat e njohur si “Bihter” vazhdon të jetë shumë e komentuar në mediat turke e së fundmi në fokus ka qenë jeta e saj private.

Pak kohë më parë u përfol se ajo ishte ndarë sërish nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu, por aktorja i hodhi poshtë thashethemet.

Këtë e vërteton edhe fakti që çifti së fundmi janë fotografuar bashkë teksa kalonin pushimet në Çeshme.

Beren dukej në super formë, e veshur me një palë rrobabanjo bardh e zi, flokët e kapur dhe kishte vendosur syze.

Ndërsa Kenan ishte veshur me këmishë bojëqielli, pantallona të shkurtra dhe kapele.

Çifti kanë shkuar vetëm me pushime dhe jo në shoqërinë e miqve. Ata u fotografuan teksa shijonin nga një akullore dhe më pas u relaksuan në shezlong duke lexuar libra.

Me tu errësuar, Beren dhe Kenan mblodhën gjërat e tyre dhe shkuan në dhomën e resortit.

revistawho.com