“Në SHBA do të më mungojë nëna, s’e blen dot me para”-rrëfimi i fotografes Dyrmishi

Fotografja e mirënjohur Anjeza Dyrmishi, e cila prej dy vitesh tashmë jeton e punon në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shprehet se nuk e ka pasur kurrë ëndërr të shkoj në Amerikë, por pavarësisht kësaj tashmë ajo jeton së bashku me familjen në SHB.

Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo theksoi se më së shumti i mungon familja e sidomos e ëma.

Gjithashtu ajo nënvizoi se frika më e madhe që ka është se mos prindërit kanë ndonjë problem dhe ajo nuk do të jetë aty kur ata të kenë nevojë.

Flor Gjini: Çfarë mendon se e ka Shqipëria që nuk do e ketë kurrë Amerika?

Anjeza Dyrmishi: Nënën, atë derën e vogël që të pret. Atë derën e vogël që të pret, ngrohtësinë, dashurinë. Ajo është gjëja që ti nuk e blen dot jo me para, por me asgjë tjetër. Është ngrohtësia e familjes, ajo pjesa që t’i do të ulesh aty dhe të kesh atë familjen tënde rreth e qark. Unë kam një motër, por pjesa më e vështirë është se motra në vit para meje ka emigruar në Gjermani. Ishte pjesa që u larguam të dyja dhe mami e babi ngelën pa të dy fëmijët. Ne të dyja nuk e kishim menduar kurrë se do të jetonim jashtë Shqipërisë. Frika më e madhe që kam është se nëse prindërit kanë ndonjë problem sdo të jem aty.

euronews.al