Në pritje të ëmbël! Këngëtarja shqiptare jep lajmin e madh për ditëlindje

Sot këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi feston ditëlindjen. Mirëpo me sa duket dhuratën më të bukur ajo ka muaj që e ka brenda në barkun e saj. Ryva ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku përkedhel barkun e saj të rrumbullakosur.

Këngëtarja ka zbuluar se është në pritje të ëmbël dhe nuk do gjente ditë më të bukur se kjo për ta ndarë me ndjekësit dhuratën e mrekullueshme që zoti ja fali në këtë ditëlindje. Bashkëngjitur me fotot, Ryva ka shkruar disa fjalë mjaft të ëmbla për bebushin që po rritet brenda saj.

7A6A37EA-956C-4344-9CBB-0D7C88BDF2C4

“Gëzimi i një nënë fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda…kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurr vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në këtë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbël”, shkruan këngëtarja.

Ajo ka disa muaj që nuk ka publikuar foto të trupit të saj në rrjetet sociale dhe mesa duket ka ruajtur këtë moment special për të dhënë lajmin e bukur.