“Në orën 13:00 do të var veten”- Burri kryenin aktin e rëndë live në Facebook, e shohin rreth…

Facebook dështoi për të ndaluar transmetimin e drejtpërdrejtë të vetëvrasjes së një burri, pavarësisht raportimeve të dhjetëra njerëzve që paralajmëruan platformën se çfarë po ndodhte.

Jonathan ‘Bazza’ Bailey, 50 vjeë, postoi se ai do të vriste veten në orën 1 pasdite të shtunën përpara se të fillonte një transmetim të drejtpërdrejtë, sipas The Sun.

Më shumë se 400 njerëz besohet se kanë shikuar transmetimin, disa prej të cilëve u përpoqën me dëshpërim të paralajmërojnë Facebook-un për situatën.

Një person shkruajti në Facebook se shkoi pranë shtëpisë së Z. Bailey në Newcastle-under-Lyme, Staffordshire për ta ndaluar të kryej aktin, por kur mbërriti polici, e kishte kryer një akt të tillë.

Bailey besohet të ketë shkruar, “Unë do të var veten sot“, në Facebook para se të fillojë një transmetim të drejtpërdrejtë.

Vajza e tij, Lucy Bailey, shprehu dëshpërimin e saj në Facebook, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për shëndetin mendor në Mbretërinë e Bashkuar.