Në ‘karantinën’ e tij luksoze, Capital T shfaqet super në formë

Capital T është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar i cili çdo këngë që ka publikuar është kthyer në hit. Reperin e shohim mjaft aktiv në llogarinë e tij në Instagram në të cilën numëron me mijëra ndjekës. Së fundmi Capital ka publikuar një video brenda ambienteve të shtëpisë së tij teksa shihet duke ushtruar aktivitet fizik. “Këto extra prej shpisë masi kena kohë”, shkruan ai krah videos në të cilën po i tregon ndjekësve të tij ushtrimet të cilat duhet t’i bëjnë.

Mirëpo ajo që bie më së shumti në sy është shtëpia e reperit. Ndonëse ndodhet në një ambient të mbyllur dekori të krijon përshtypjen se je në një ambient të gjelbërt. Çdo gjë është moderne dhe e sofistikuar.

35634177-4A01-42D7-B379-3CE762B05153

0FE8292A-03EC-4645-92A5-712FB55A343D
Këto ditë izolimi Capital ka vendosur t’i kalojë në shtëpi duke mbajtur trupin në formë.