Në javët e fundit të shtatzënisë, Eliza Dushku publikon foton e ëmbël të familjes

Pak kohë më parë, aktorja e famshme shqiptare Eliza Dushuku, zbuloi se është në pritje të ëmbël.

Eliza-2

38-vjeçarja do të bëhet nënë për herë të parë dhe nga fotografitë që publikon në “Instagram”, Eliza duket mjaft e lumtur.

Eliza-3

Së fundmi, aktorja ka postuar një foto nga seti fotografik që ajo ka realizuar me Fadil Berishën. Dushku shfaqet krahas bashkëshortit dhe qenit të tyre.

Eliza-4

E teksa ndodhet në muajin e fundit të shtatzënisë, Eliza ka zbuluar edhe njëherë barkun e saj të rrumbullakosur. Kujtojmë se dyshja e celebruan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni mjaft private.