“Në Dubai japin 2 mijë euro ora”, rrëfimi i eskortës dhe pagesat e majme

I ftuar në emsionin “Real People” në Euronews ishte Enea, një 28-vjeçar italian që ushtron profesionin e eskortës. Enea tha se ofertat më të larta vijnë nga Dubai. Sipas tij meshkujt që punojnë si zhigolo në Dubai marrin rreth 2 mijë euro në orë. “Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zhigolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë”, tha Enea. Enea zgjodhi ta cilësonte veten si një eskort, pasi sipas tij ai nuk ndan vetëm kohë për marrëdhënie me seksuale me klientët, por edhe i shoqëron ata.

Për sa i përket gjetjes së kontakteve, ai tha se kryesisht punohet përmes rrjeteve sociale, por edhe faqeve të veçanta online, ku vendos fotot dhe përshkrimin dhe janë klientët që të kontaktojnë. “Ka shumë rrjete sociale, por ka dhe faqe interneti ku hedhim fotot tona, emrin artistik, vëmë ndonjë përshkrim të vogël”, tha ai.