Ne dimë më shumë seç duhet për Yung Gravy dhe mamin e Addison Rae

Në MTV Video Music Awards, Yung Gravy mori nënën e Addison Rae. Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë ndonjë nga këto fjalë, konsiderojeni veten të bekuar. Ne, nga ana tjetër, për fat të keq kemi mësuar gjithçka për këtë dramë të veçantë të TikTokut kundër vullnetit tonë.

Yung Gravy, një reper 26-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Matthew Hauri, u shfaq dhe u puth me Sheri Nicole Easterling, nëna e personazhit të famshëm në TikTok, Addison Rae, në tapetin e kuq VMA. Madje të dy u shfaqën të veshur njësoj.

Ata u lidhën pas disa javësh flirtimi në internet pas ndarjes së Sheri-t nga babai i Addison, Monty Lopez, pas raportimeve që u shfaqën për tradhtinë e Lopez.

Yung Gravy, i njohur më së shumti për këngën e tij “Betty (Get Money),” ka thënë për Page Six: “Unë i shkruajta i pari, e dija për të dhe mendova se ajo ishte e mirë.” Ai gjithashtu vuri në dukje se i kishte qejft “MILFs” dhe se Sheri, 43 vjeçe, është “diku mbretëresha e MILFs”. WOW, romanca nuk ka vdekur.

MILF – Mom I’d Like to Fu*k; përdoret për të përshkruar një grua tërheqëse që zakonisht ka fëmijë.

Lopez, nga ana tjetër, ka nisur kërcënimet në rrjete sociale. Ai ka postuar kërcënime të fshehta ndaj reperit për javë të tëra. Së fundmi, pas daljes publike të Sheri-t dhe reperit në VMA, ai falënderoi Gravy-n për faktin që “ka marrë çfarë ka lënë ai”.

“I pashqetësuar! Faleminderit Young Gravy që ke marrë çfarë kam lënë unë. Më mirë do të kaloja kohë me vajzën time dhe 2 nipërit/mbesat që Sheri Nicole më bëri t’i braktis si fëmijë për të qenë me të! Kurrë mos lejo që një grua të të bëjë të zgjedhësh mes saj dhe gjakut tënd!”

Ne do të donim shumë ta fshinim këtë rrëfim nga mendjet tona.

Burimi: The Cut
Anabelmagazine