“Ne̩përkat s’i toleroj, po iki”, këngëtarja e famshme nuk duron më dhe largohet nga rrjetet sociale

Sidomos e zhgënjyer nga komentet plot urrejtje e dhunë të grave, të cilat e kanë detyruar këngëtaren e njohur italiane Loretta Goggi të zhduket nga rrjetet sociale.
Ka qenë performanca e saj në skenën e “Seat Music Awards”, që është shoqëruar me shumë komente negative dhe dashakeqe që çuan drejt këtij vendimi.

Goggi u ngjit në skenën e Verona Arena, më 10 shtator 2021, për t’u shpërblyer me mirënjohje në 40-vjetorin e “Male*detta Primavera”, këngë që e ka kënduar në vitin 1981 në Sanremo.

Fyerjet kanë qenë si për pamjen e jashtme ashtu edhe për faktin që interpretoi me playback.
Loretta, përmes një postimi në Facebook, thekson se më shumë e kanë trishtuar komentet që vinin nga femrat, por ajo nuk ka ndërmend t’i lërë nepërkat të helmojnë jetën e saj.