Ndryshim i papritur: Pa ‘Këngë Magjike’ në 2023-shin

Në vitin 2023, festivali i përvitshëm “Kënga Magjike” do të mungojë.

Prive raportoi për herë të parë se festivali nuk do të rikthehet këtë vit. Burime të sigurta konfirmuan për Anabel Media se këtë vit, “Kënga Magjike” do të bëjë një pauzë.

Për momentin, nuk ka një njoftim zyrtar për mungesën e festivalit të këtij viti si edhe për arsyet mbi këtë vendim.

Kjo nuk është hera e parë që “Kënga Magjike” ka bërë pushim. Në vitin 2020, festivali u shty dhe për herë të parë u organizua në pranverën e 2021-shit.

”Kënga Magjike” u krijua dhe u udhëhoq nga Ardit Gjebrea në fillim të qershorit të vitit 1999. Me kalimin e viteve, festivali u kthye jo vetëm në të preferuarin e simpatizantëve të muzikës, por edhe të publikut, vëmendja e të cilit kaloi kufijtë.

Anabelmagazine