Ndjekësit nuk e pëlqyen aspak ndryshimin e ri drastik të Kidës

Kida është një ndër artistet shqiptare që falë klipeve, eksperimenton shpesh me pamjen e saj. Pavarësisht kësaj, ajo i ka qëndruar gjithnjë besnike nuancave natyrale të flokëve, që i shkojnë dhe me tiparet e saj brune.

Javës që kaloi, ajo bëri për herë të parë një ndryshim drastik duke u kthyer në bjonde platin.

Ishte një ndër ato vendime të papritura, për të cilat ne në News31.al zhvilluam një sondazh ku ju pyetëm se si ju pëlqen më shumë këngëtarja. Rezultati ishte i qartë: 74% votuan për Kidën brune, ashtu siç e kanë parë gjithnjë.

View this post on Instagram

🤑

A post shared by KIDA (@kida) on

Bjondja mund të jetë një zgjedhje momentale e këngëtares, por jemi të sigurt se shumë shpejt do rikthehet “në origjinë”./News31.al