Ndjekësi e bëri fakt se Khloe Kardashian është shtatzënë, miliarderja i kthehet kështu

Familja Kardashian duket se ka gjithmonë diçka për t’u komentuar apo për t’u kthyer në kryefjalën e mediave të huaja. Së fundmi ndjekësit në ‘Twitter’ kanë ndarë një sërë spekulimesh se Khloe Kardashian është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë.

“Jam ende e konfuzuar. Mendoj se në pak muaj Khloe do të na tregojë se është shtatzënë”, ka shkruar një prej fanseve duke etiketuar edhe miliarderen në postim.

Pas këtij momenti nuk ka munguar edhe reagimi i Kardashian, e cila nxitoi t’i kthejë përgjigje duke shkruar: “Mirë, trupi im thotë tjetër gjë zemër”.

Në këtë mënyrë Khloe e ka hedhur poshtë lajmin e shtatzënisë, duke e mohuar vetë ajo.

36-vjeçarja është mami i një vajze të vogël, të quajtur True, e ardhur në jetë nga marrëdhënia disavjeçare me basketbollistin, Tristan Thompson.

revistawho.com