“Ndihem si sulltan”- Shpat Kasapi flet për bashkëjetesën me Selvijen dhe zbulon raportin që ajo ka me nënën e tij

Shpat Kasapi zbuloi pak kohë më parë se e kishte zyrtarizuar marrëdhënien me vajzën që i ka vjedhur zemrën, Selvijen.

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku dukeshin duart e çiftit me unazat e fejesës, krah së cilës shkruante: “24 dhjetor 2020”.

Ditën e djeshme, këngëtari ishte i ftuar tek “E Diell”, ku zbuloi se po bashkëjeton me të fejuarën në shtëpinë e tij, si dhe tregoi se ç’raport ka Selvija me vjehrrën.

“Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”,- u shpreh ai.

Ndër të tjera, Shpati tha se Selvija nuk është aspak xheloze dhe se e mirëkupton në profesionin e tij.

I pyetur se cila gatuan për të mes nënës dhe partneres, Shpati u përgjigj:

“Gatuajnë të dyja. Ndihem si sulltan!”
Para pak ditësh, në mediat maqedonase u shpërnda lajmi se këngëtari ishte arrestuar, sepse ishte kapur me dy pako me kokainë. Gjithashtu, raportohej se ai ishte liruar dhe se së shpejti do t’i bëhej gjykimi.

Kasapi reagoi në mënyrë të menjëhershme, duke treguar se çdo gjë ishte shpifje, sepse natën e publikimit të lajmit, ai ka qenë në Tiranë.