Ndërron jetë ish-presidenti i Francës

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac.

Lajmin e ka dhënë “BBC”, e cila shkruan se ai do të mbahet mend për një nga reformat e tij kryesore politike që ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Kujtojmë që Chirac ka shërbyer si president i Francës për dy mandate. në vitin 1995 deri më 2007-n.

Chirac gjithashtu ka shërbyer si kryebashiak i Parisit, kryeministër dhe president i Këshillit Evropian.

Ai është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, pranë familjarëve të tij në Paris për shkak të problemeve shëndetësore.

Në vitin 2005 ai pësoi një goditje në tru, pak para se të linte Pallatit Elize Elysiumin, ndërsa kaloi disa kohë në spitale. Vitet e fundit ai i kaloi në shtëpinë e tij në Paris bashkë me gruan, Bernadette. /Gazeta Liberale