Ndërron jetë aktorja ikonë Gina Lollobrigida

Aktorja italiane Gina Lollobrigida ka vdekur në moshën 95-vjeçare, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve ANSA.

Lollobrigida fitoi famë në vitet 1950 si një seks simbol i zjarrtë mesdhetar dhe më vonë u bë fotografe dhe skulptore pasi u largua nga bota e filmit.

Ajo ishte një nga aktoret evropiane të profilit më të lartë të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960, periudhë në të cilën ajo ishte një seks simbol ndërkombëtar.

Lollobrigida ishte ndër aktorët e fundit të gjallë dhe të profilit të lartë ndërkombëtar nga Epoka e Artë e kinemasë së Hollivudit.

Aktorja italiane Gina Lollobrigida ka marrë edhe yllin e saj në Hollywood Walk of Fame në Los Angeles, Kaliforni, SHBA,më 1 shkurt 2018.