Ndërhyrje në nofull, gjoks, brinjë/ Ndjekësit sulmojnë modelen pas operacioneve

Fiksimi i Pixiee Fox për operacionet plastike nuk ka të ndalur. Modelja 27-vjeçare së fundi ka shqetësuar ndjekësit e saj, të cilët mendojnë se ajo po e ekzagjeron me ndërhyrjet që bën në trup.
Fox ka rritur gjoksin, ka hequr disa brinjë dhe në postimin e fundit në Instagram ka bërë me dije se ka operuar edhe nofullën.
Edhe pse vetë ajo është e kënaqur nga këto operacione, një ndjekës i shkroi: “Operacioni në nofull nuk të ka zbukuruar, madje të ka prishur fytyrën. Tani dukesh më e vjetër”, citohet nga Top Channel.
Një tjetër tha: “Dikush duhet ta shpëtojë nga vetja këtë femër. Është e sëmurë”.