“Ndaj i hoqa”, Saimiri zbulon personat me ‘maskë’ që ishin pjesë e emisionit

Saimiri së fundmi është takuar me Xhesin, ku të dy ata shijuan një kërcim teksa mbanin veshur maska në fytyrë.

Gjatë këtij takimi, Saimiri dhe Xhesi folën edhe për njerëzit që janë të ‘maskuar’ në karakter. Xhesi e pyeti Saimirin nëse ka pasur persona me maskë në “Love Story”.

Ai tha se ka patur persona të tillë dhe ndaj i ka hequr nga emisioni. “Mendoj që ka pasur disa maska në këtë rrugëtim, por unë jam përpjekur që të shoh pas fasadës, pas maskës. Ndaj kam marrë ato vendime që kam marrë. Unë e kam thënë që pëlqej shumë sinqeritetin dhe njerëzit e vërtetë dhe prandaj je këtu akoma. Është jashtë mode për të jetuar një jetë me maskë. Dua të jem gjithmonë vetvetja dhe i vërtetë”, tha ai.